Pas rasteve të fundit të shfaqura te Genoa e Napoli dhe polemikave të forta për sfidën Juventus-Napoli, në futbollin italian po mendohet për gjetjen e alternativave për mbylljen e kampionatit në rastet e emergjencës.
objektivi është që të shpëtohet ky sport por edhe për të garantuar zhvillimin e 380 ndeshjeve ose të një numri të përafërt me të, të një kampionati të rregullt për të zbatuar kontratat e nënshkruara me transmetuesit televizivë.
Kështu, në zyrat e Lega Calcio është rishfaqur ideja e Playoffit dhe sipas ‘Corriere Dello Sport’ dy janë skenarët e mundshëm. Hipoteza e parë flet pëe një plan që parashikon zhvillimin e plotë të fazës së parë e vijuar me një fazë tjetër grupi ku ka një ndarje të klasifikimit dhe çdo skuadër do të përballet vetëm me ato që kanë përpara apo që e pasojnë dhe më pas do të jenë ndeshjet e play off-it dhe play out-it për përcaktimin e skuadrës kampione, ato që do të luajnë në kompeticionet evropiane dhe ato që do të bien nga kategoria.
Hipoteza e dytë është ajo e zhvillimit të ndeshjeve me formatin të ngjashëm si ‘Final Eight’ në Ligën e kampioneve sezonin e kaluar, ndeshjet do të jenë sistemi vajtje-ardhje me skuadrën që është më mirë në klasifikim që ka avantazhin dhe gjithçka për t’u zhvilluar në një apo disa zona më të sigurtat. pika e dobët e këtij formati është se ka një reduktim të ndjeshëm të numrit të ndeshjeve
Top Channel