Biseda Erdogan-Merkel/ Në fokus Mesdheu Lindor, Libia dhe çështja Azerbajxhan-Armeni

07/10/2020 08:57

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se për zgjidhjen e problemit të territoreve të Azerbajxhanit duhen zbatuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Erdogan realizoi një bisedë nëpërmjet videokonferencës me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës gjatë bisedës të dy liderët i bënë një vlerësim çështjeve rajonale me në krye zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe Libi si dhe çështja Azerbajxhan-Armeni.

Erdogan i bëri të ditur Merkelit se për zgjidhjen e problemit të territoreve të Azerbajxhanit duhen zbatuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Kurse në lidhje me Libinë, Erdogan i përcolli Kancelares gjermane se falë qetësisë së arritur në terren në Libi nuk duhet humbur rasti që ka dalë në shesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA