​Limaj: Me të gjitha problemet, koalicioni është duke vazhduar mirë

07/10/2020 21:51

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka komentuar momentin e sotëm kur ministri i Industrisë dhe Tregtisë Vesel Krasniqi ka lëshuar mbledhjen e qeverisë.

Ai në DebatPlus të TV Dukagjinit ka thënë se ‘kjo është një gjë e zakonshme’ dhe se koalicioni qeverisë me gjithë problemet po ecën mirë.

“Me të gjitha problemet, koalicioni po funksionon mirë. Ky koalicion ka arritur t’i kryejë disa punë të rëndësishme për vendin. Nisma është zëdhënëse e mbrojtjes së prodhimit vendor dhe ministri është i fokusuar në mbrojtjen e prodhimit vendor”, është shprehur Limaj.

Ndryshe, largimi i ministrit Krasniqi nga mbledhja e Qeverisë erdhi pasi kryeministri Avdullah Hoti kërkoi shtyrjen e pikës për shqyrtimin e vendimit për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods SHPK”. Kjo u kundërshtua nga ministri Krasniqi, i cili tha se nuk ka arsye që kjo pikë e rendit të ditës të mos shqyrtohet. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA