​KE: Turqia po largohet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian

07/10/2020 08:45

Komisioni Evropian tha sot se qeveria turke po minon ekonominë e vendit të saj, demokracinë dhe po e shkatërron pavarësinë e gjyqësorit, duke e lënë Turqinë më larg anëtarësimit në BE sesa ka qenë ndonjëherë.

Komisioni Evropian fajësoi fuqitë presidenciale të centralizuara “tepër” për përkeqësimin e lirisë së fjalës, sistemin e burgjeve dhe bankën qendrore dhe tha se qeveria po e ekspozonte Turqinë ndaj “ndryshimeve të shpejta në ndjenjat e investitorëve”.

“Shqetësimet e forta të Turqisë rreth zhvillimit negativ të shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe gjyqësorit nuk janë adresuar në mënyrë të besueshme nga Turqia,” thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian mbi Turqinë.

“Bisedimet e pranimit të Turqisë në BE janë bllokuar në mënyrë efektive,” thuhet në raport, duke shtuar se një “pengesë serioze” ishte regjistruar që nga përpjekja e grusht-shtetit të vitit 2016 në Turqi.

Turqia ka negociuar anëtarësimin në BE që nga 2005. Ankaraja i është përgjigjur ashpër kritikave nga Komisioni Evropian. Ministria e Jashtme turke e vlerësoi raportin si “të njëanshëm, larg konstruktiv”, duke hedhur poshtë kritikat si të pabazuara.

Ndryshe, Brukseli ka përsëritur kërcënimin e vendosjes së sanksioneve ekonomike mbi një mosmarrëveshje territoriale me Greqinë dhe Qipron.

Top Channel