
Verona ka punuar mjaft mirë në ditën e fundit të merkatos, pasi ia ka dalë të sjellë në dispozicion të trajnerit Ivan Juriç, dy futbollistë me mjaft eksperiencë si Nikola Kalinic dhe Federico Ceccherini.
Sulmuesi 32-vjeçar kroat erdhi nga Atletico e Madridit dhe do të jetë një vlerë e shtuar për repartin e avancuar të skuadrës, pasi njeh mirë kampionatin italian, duke qenë se më herët ka veshur fanellat e skuadrave si Milani, Fiorentina e Roma.
Gjithashtu për të kompensuar largimet e Kumbullës dhe Rrahmanit në mbrojtje, Verona ka afruar edhe mbrojtësin 28-vjeçar italian Federico Ceccherini, i cili ka ardhur në huazim nga Fiorentina. Ky i fundit nuk ka qenë titullar në klubin vjollcë, por pritet të shtojë eksperiencën dhe cilësinë në prapavijën e veronezëve.
Top Channel