Të pastrehët e tërmetit Durrës, familja që ka humbur banesën: Bonusi nuk mjafton për qiranë

06/10/2020 15:26

Në Durrës, shtëpia e familjes Jaçe i mbijetoi pa dëme tërmetit të 26 nëntorit, po jo pasojave të tij. 11 muaj më vonë, ajo u shkatërrua plotësisht nga shembja me lëndë eksplozive e pallatit shumëkatësh të dëmtuar nga tërmeti, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

 “Që nga fillimi i shtatorit na larguan nga shtëpia se do të shembej pallati dhe bashkia do të na e ndërtonte po këtu. Njëherë na thanë se do të na jepnin lekë, pastaj e ndryshuan. Na kanë sjellë një shkresë pa firmë e vulë ku thuhet se nëse dëmtohet shtëpia do të ndërtohet nga bashkia.

Shtëpia nuk pati asnjë gërvishtje nga tërmeti. Ma shkatërruan shtëpinë tani. Banohet këtu?!”tha  Krenar Jaçe.

I mbetur pa strehë, Krenari është i pasigurt nëse do ta gëzojë sërish pronën e tij dhe ku do të jetojë në vazhdim derisa shtëpia e tij të rindërtohet.

“Unë s’para derdh lot, po kur e kam parë kam qarë. Jam në rrugë të madhe. Merr bonus me 15 000 lekë, po ku të shkoj me kaq para?! Kur pyes për banesë me qira janë mbi 20 mijë lekë dhe duhen paguar paradhënie 6 muaj. Momentalisht jam në rrugë të madhe.    Dua të më ndërtohet shtëpia këtu ku jam.” , tha ajo.

Në këtë prag dimri, të njëjtin fat patën edhe disa shtëpi të tjera pranë objektit të shembur, ndërsa u dëmtuan edhe pallatet e bizneset përreth.

Top Channel