Rama: Emrat për kryesinë e re të PS? Ka kohë deri të premten, ditët në vijim do vlerësohen ministrat

06/10/2020 18:47

Pas takimit që zhvilloi me drejtuesit politikë në qarqe, në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri tha se pas pak ditësh do të dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë.

Rama nuk preferoi që të zbulojë emrat ppër kryesinë e re të PS-së duke thënë se ka kohë deri të premten.

“I vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS. Të gjitha të tjerat janë lajme të vjetra. Ne vazhdojmë punën dhe diskutojmë për gjendjen në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë atë kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pas pak ditësh do të dalë kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë përtej anëtarësimit, çdokush që është i interesuar do hyjë të bëjë një vlerësim. Do të përgatisim hapjen e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar PS në parlament”, u shpreh Kryeministri.

Përsa i përket ligjit për mediat, kryeministri u shpreh: “Di të them që ligji do kalojë në Kuvendin e Shqipërisë sapo të jetë përfunduar reflektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA