I ftuar në studion e emisionit “Open” ishte kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tha në studio se rreth 22.000 mijë persona vijnë në Tiranë çdo vit, e ato zënë vend në rreth 7.000 apartamente.

Kjo sipas Veliajt lidhet me faktin që po ndërtohen shumë pallate. Ndërsa për kullat, që bashkia është akuzuar sistematikisht kohët e fundit, Veliaj tha se janë tre hotele që priten që të ndërtohen.

“Në Tiranë vijnë 22.000 vetë, janë 7 mijë apartamente. Nëse një apartament është 100 metra katrorë, janë 700.000 metra katrorë. Kam thënë nuk do të ketë leje në Tiranë po nuk pati plan. Plani është si Kushtetutë dhe thotë në këtë vend ndërtohet, e këtu jo. Mesatarisht prona në Tiranë është rritur mbi 50% të vlerës. Ti thua që një person duke qëndruar në shtëpi i është rritur vlera e pronës. Më thuaj një rast që ti e ke çuar në gjykatë. Taksat janë rritur shumë për ndërtuesit, sepse shkollat që bëjmë bëhen me paratë e taksave. Duke kaluar bashkia pagesën vetëm me bankë është çdo gjë super transparente”, tha Veliaj.

Më tej shtoi:

“Sot askush nuk guxon të bëjë pagesa me bankë dhe të mos kapet. Kulla ngjitur me bashkinë shumica i ka “Apple” dhe “eBay”. Ne duhet të gëzohemi kur qytetit i rritet vlera. Zona mes Toptanit, kalasë dhe Plazës, është më mirë që investohet apo kur ishte barishte. Këto shatë mijë familje që vijnë në Tiranë, ku do jetojnë? Në pallate do të jetojnë. Kullat që po bëhen në Tiranë janë tre hotelet që po bëhen. Kur ti shkon në Paris, Londër, e kanë praktikë që të ndërtojnë në ajër sepse nuk kanë tokë. Ti brenda 10 minutash duhet të kesh dhe farmacinë afër dhe bukëpjekësin afër. Pra këto janë gjithashtu rroga. Për aq kohë sa qyteti rritet, ky është një lajm i mirë. Kur ti je student jeton tek Astiri dhe Fresku, ti shkollohesh fillon punë dhe afrohesh më në qendër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA