Këtë të martë ishte parashikuar që të jepej vendimi për humbjen në tavolinë 3-0 për Napolin që nuk u paraqit në fushën e lojës ditën e diel për ndeshjen me Juventusin, por duket se kjo me shumë gjasa do të ndodhë në një ditë tjetër.
Gjykatësi Mastrandrea mund të kërkojë hetime shtesë për marrjen e këtij vendimi edhe për shkak të apelit paraprak të bërë nga Napoli që parashikon dorëzimin e memorandumeve të palëve që e bën të paevitueshme shtyrjen e këtij vendimi nga disa orë në disa ditë dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të jepet edhe ditën e premte
Ndërkaq në këtë pikë nuk duhet nënvlerësuar as veprimi paralel i ndërmarrë nga Federata Italiane e Futbollit që ka ndërmarrë hetimet e saj më lidhje me mënyrën e aplikimit të protokollit nga ana e Napolit. klubi nga ana e tij ka dërguar një relacion ku shpjegon se të gjitha procedurat janë respektuar. Prokuroria e Federatës Italiane dëshiron të kuptojë nëse vërtet rregullat janë zbatuar pikë për pikë pas pozitivitetit të Zielinskit. por nuk përjashtohet mundësia që këto hetime të përhapen edhe në klube të tjera për të parë nëse ato e kanë zbatuar me përpikmëri protokollin. Nëse do të verifikohet mangësi në aplikimin e protokollit, atëherë do të ketë sanksione që shkojnë deri në penalizim me pikë. Kjo do të thotë se Napoli edhe nëse nuk do të humbasë 3-0 në tavolinë e ndeshja me Juventusin do të luhet, gjithsesi rrezikon të sanksionohet me heqjen e 1 apo më shumë pikëve. Sigurisht Napoli do të ketë të drejtë të bëjë apelim si pas vendimit të Gjykatësit Sportiv ashtu edhe pas hetimit të Federatës italiane të Futbollit.
Top Channel