“Nesër pres Varhelyin”/ Progres-raporti, Rama: Një pasqyrë e ndryshme nga ajo që iu nxjerrin shqiptarëve ata që flasin në emër të Europës

06/10/2020 18:44

Pas takimit javor me shtabin elektoral Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një prononcim për mediat, thotë se nuk e ka lexuar ende progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, por thotë se është pasqyrë krejt tjetër e pasqyrave që sipas tij, opozita përpiqet t’u paraqesë shqiptarëve.

Rama iu përgjigj edhe deklaratave të djeshme të përfaqësuesit të Partive Popullore Evropiane, i cili tha se miratimi i Kodit Zgjedhor pa konsensus, hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme.

“Për hir të vërtetës nuk e kam lexuar ende se kam qenë i angazhuar gjithë ditën me punë të tjera dhe nesër pres komisionerin dhe do të diskutoj gjerë e gjatë por sigurisht që më vjen mirë, sepse është një proces krejtësisht e ndryshme nga pasqyra që përpiqen ti vejnë për ditë shqiptarëve ata që flasin në emrin e Europës. Ashtu sikundër më vjen shumë mirë që deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte e kundërta nga sa u tha duke paralajmëruar re të zeza mbi Shqipërinë dhe duke hedhur një helm dhe një tym që ta kapi kush ta kapi për të shkuar pas atyre që duan t’i çojnë njerëzit në rrugët e tyre qore në përpjekjet për pushtet, që nuk do t’u dali gjëkundi”, u shpreh Kryeministri.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel