Rrjeti social “Instagram”, në ditët e sotme është bërë pjesë integrale e të rinjve, por jo vetëm.
Aktivitetet e tyre ditore, dëshirat, udhëtimet, takimet, përdoruesit shpesh zgjedhin që t’i ndajnë me ndjekësit e tyre në këtë rrjet. Por, ndodh ndonjëherë që rrjeti të shpërthejë ndaj një postimi të caktuar, e ku personazhi që e ka bërë atë është i njohur, reagimi është më i madh. Një gjë e tillë i ka ndodhur ish-konkurrentit të Big Brother, Olsi Klosit.
Ai tha në “Ftesë në 5” se kur darkon në ndonjë restorant, shpesh zgjedh opsionin që postimet mos t’i shohin të afërmit e tij. Arsyeja? Fare e thjeshtë, pasi Olsi thotë se ata do të thonë, “ne kemi halle, e ti shkon për qejf në restorant”. Më tej ai shtoi se ka persona që thonë, “mos të raftë në bark apo edhe të ngectë në fyt”.
“Ne kemi halle dhe ti shkon për qejf në restorant. Nuk është jeta një makarona me fruta deti dhe ke kap veten. Unë kam gatuar për tre muaj në Big Brother dhe kam qejf gatimin, çfarë ka këtu. Kur shef komente, të ngectë në fyt, mos të rëntë në bark. Nuk e di vetëm me i marrë një herë për drekë ose për darkë”, tha Olsi.
Top Channel