Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar naftëtarët grevistë në Ballsh të Mallakastrës.
Ndërsa u njoh me kërkesat e tyre ai e ka quajtur te drejtë kauzën e tyre, që është rezultat i aferave korruptive që janë bërë në kurriz të industrisë së naftës. Basha premtoi se me ardhjen e PD në pushtet ai do të japë të gjitha pagesat e prapambetura.
Basha tha se qeveria vazhdon të gënjejë dhe se minatorët e naftëtarët vazhdojnë të jenë klasa më e shtypur në Shqipëri.
“Më vjen keq që ndodheni në këtë situatë. Qeveria vazhdon të gënjejë. Për hjerë të dytë gjendem në këtë gjendje të rëndë. Edhe atëherë e njëjta situatë, premtime që nuk mbahen. Shqipëria e di se Ballshi e Bulqiza janë më të pasurat dhe janë të varfër. Me këto pasuri pasurohet një grusht njerëzish, e naftëtarët e minatorët janë më të shtypurit në vend.
Lulzim Basha theksoi se pamja që shikon, me grevistët të shtrirë në Ballsh e trishton, duke nënvizuar se Shqipëria është një vend i bukur, por i vjedhur.
Top Channel