Kujdestari copëtohet nga ariu pasi mbyllet në kafazin e kafshës së cirkut

06/10/2020 16:10

Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një ari pasi hyri në kafazin e kafshës në një prej cirqeve të famshme ruse.

28 vjeccari Valentin Bulich, kishte mbyllur veten në kafazin e kafshës, njoftonte Cirku Shtetëror i Moskës, ndërsa ariu shtatë vjeçar i kishte thyer kafkën.

Bulich pësoi plagë të shumta para se kolegët ta nxirrnin jashtë kafazit. “Punonjësit e cirkut u përpoqën të shpëtonin jetën e viktimës por më kot. Ai më pas u dërgua në gjendje kritike në spitalin e Vinogradov ku vdiq nga plagët”, thuhej në deklaratë.’

Cirku thoshte më tej se Bulich kishte kryter një shkelje të rëndë të rregullave të sigurisë duke hyrë në kafazin e ariut. Motivet e tij për veprimin janë ende të paditura dhe janë pjesë e hetimit kriminal që ka nisur mbi vdekjen e tij.

Një fqinj tha se Bulich ishte djalë punëtor dhe i dedikuar ndaj punës si kujdestar kafshësh.

Autoritetet thanë se për arsye të panjohura punonjësi kishte mbyllur kafazin nga jashtë.

Cirku kishte një trupë prej tre arinjsh të murrmë rusë të cilët performonin me familjen Alexandrov.

Cirku tha se ka marrë vendimin të mos e vrasin ariun.

FOTO GALERI
1/3
Cirku kishte një trupë prej tre arinjsh të murrmë rusë të cilët performonin me familjen Alexandrov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA