Në Irlandë jeta publike mund të vendoset sërish nën kufizimet totale.
Sipas një njoftimi të mediave, Shtabi i Emergjencave këshilloi autoritetet e Shëndetësisë që të vendosin kufizimet e nivelit të pestë. Në këtë mënyrë qytetarëve do u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të lëvizin në një distancë me rreze 5 kilometra.
Sipas statistikave të Qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, në krahasim me vendet e tjera evropiane Irlanda, nuk është në gjendje edhe aq të keqe. Me një nivel prej 104,6 infeksionesh të dokumentuara për 100 mijë banorë për dy javët e fundit, Irlanda është zë vendin e 14 mes 31 vendeve.
Sipas ECDC, në Gjermani niveli i infeksioneve është 33,5. Nivelin më të lartë e ka aktualisht Spanja me (319,3) dhe Çekia (303,3). Në Spanjë, kryeqyteti Madrid është prekur shumë, dhe ka numrin më të lartë të infeksioneve të reja në Evropën Perëndimore. Që prej fundjavës, Madridi dhe nëntë komuna të tjera përreth janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Por urdhri i dhënë nga qeveria qendrore është kritikuar shumë nga autoritetet lokale. Në Çeki, ka hyrë në fuqi gjendja e emergjencës për shkak të rritjes së madhe të infektimeve. Franca arriti të shtunën e kaluar 16,972 raste të reja infeksionesh në 24 orë, një nivel i ri maksimal infeksionesh. Parisi është kthyer sërish në pikë të nxehtë.
Edhe në Itali qeveria planifikon të vendosë masa të tjera për të penguar valën e dytë të infeksioneve. Sipas mediave, maska do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të jashtme që nga e mërkura. Qeveria ndërkohë do ti kërkojë parlamentit të zgjasë deri më 31 janar gjendjen e emergjencës. Situata është kritike edhe në Britaninë e Madhe ku spitalet po mbushen sërish, duke kthyer frikën për përsëritjen e situatës së pranverës.
Top Channel