Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës janë zotuar t`i zgjidhin çështjet e përmendura për të në Raportin e Progresit të Komisionit Europian.

Raporti iu dorëzua kryetares së KuvenditVjosa Osmani dhe kryeministrit, Avdullah Hoti, nga ana e shefit të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog. Hoti pranoi se Kosova përballet vërtet me problemet e nënvizuara aty.

“Ne tani në Qeveri i kemi vendosur strukturat e nevojshme në zyrën për integrimin europian brenda zyrës së kryeministrit.Do të ketë mbikqyrje të plotë të ministrive dhe agjencive që ndërlidhen me sfidat që janë paraparë në këtë raport”, deklaroi ai.

Kryeministri shtoi se brenda disa ditëve do të përgatitet një plan veprimi, që do të miratohet në qeveri, për të adresuar rekomandimet e nxjerra dhe të dhënat në këtë raport. Nga ana tjetër, Szunyog, përmendi financimin e projekteve që BE-ja do të realizojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Janë 9 miliardë euro, për shtatë vite, që do të fokusohen në projekte specifike dhe konkrete në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai. Në raport thuhej se “Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA