“Kemi një vijë të madhe ndarëse”/ Erion Veliaj “thumbon” PD-në: Ata mendjen te listat partiake, unë te lista e halleve të popullit

06/10/2020 21:22

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik për Tiranën shprehet i bindur se PS-ja do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 25 prillit.

Veliaj nënvizoi se shqiptarët e kanë të qartë dallimin mes dy alternativave, asaj të PD-së që shqetësohet veç për emrin në listat e kandidatëve për deputetë dhe PS-së që ka fokus si të përmirësojë dhe t’u vijë në ndihmë atyre që kanë nevojë.

“Ajo që po shohim është që kampet po flasin për tema të ndryshme. Ne po shohim opozitën që flet për listën elektorale, pra listën e 25 prillit dhe shqetësime të tipit “ku jam në listë; ku do jem në listë; sa është pragu”. Ne nuk po flasim për këtë listë. Unë po flas për një tjetër listë, për listën e shkollave që po ndërtojmë, për listën e shtëpive që po u japim çelësa dhe unë besoj që ne këtu kemi një vijë të madhe ndarëse. Të dyja palët po flasin për lista, por njëra për listën e interesit të vet dhe një tjetër për listën e qytetarëve të cilët e kanë mandatuar të zgjidhi këto shqetësime siç janë tërmeti që ju me të drejtë e përmendët, që do jetë një temë e kësaj fushate. Pyetja për një njeri, cilido socialist, demokrat, burrë, grua do jetë në orën 4 të mëngjesit kur bie tërmeti, kush e ftillon këtë punë? Kush i merr frenat në dorë? Kush i jep dum një emergjence të tillë? Ai që në orën 4 kthehet dhe fle gjumë në anën tjetër, që e provuam 4 vite në Bashkinë e Tiranës, apo ai që në orën 4 të mëngjesit të thotë – Lali ku je? Ku janë zjarrfikëset, ku janë vinçat? Ku do t’ u japim shtëpi këtyre që humbën familjet? Pastaj si do fillojë rindërtimi i të tjerëve? Kemi kaq muaj ku ata po flasin për listën me pyetjen – Ku jam unë te lista e partisë? Ne jemi duke folur – ku është kjo lista e problemeve dhe si mund të shkurtohet duke zgjidhur çdo ditë nga një hall. Ka një diferencë shumë të madhe botëkuptimesh”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se një votë për opozitën s’ka asnjë garanci sot pasi i kanë dhënë provat që kur merr pushtetin vetëm fle gjumë.

“Një votë për opozitën s’ka asnjë garanci sot pasi i kanë dhënë provat që ose kur e marrin me dhunë flenë gjumë ose e lenë lojën në gjysmë. Unë vij nga Farka ku e gjithë Partia Demokratike u bashkua me PS, vij nga Zall Bastari ku e gjithë Partia Demokratike është bashkuar me PS-në, vij nga njësia 1 dhe 2 ku shumë prej këtyre partiçkave të vogla janë bashkuar me PS, pse? Sepse kanë kuptuar që është e vetmja forcë që kur të prishet shtëpia, kur të bie zjarri, kur ke nevojë për ndihmë, kur ke nevojë për asistencë në çdo orë të ditës dhe të natës të bie tërmeti ka një shtet në këmbë”, deklaroi Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA