Infermieri gjerman mohon se ka vrarë pacientët e tij me insulinë/ Shpallet fajtor

06/10/2020 21:32

Një punonjës i sistemit të shëndetësisë në Gjermani është burgosur sot përjetë pasi u shpall fajtor për vrasjen e tre pacientëve në kujdesin e tij.

Prokurorët thanë në gjykatën e Munich se besojnë se i dyshuari, i identifikuar vetëm si Grzegorz W, ka vrarë më shumë viktima, duke i injektuar me doza fatale insuline.

Ai u shpall gjithashtu fajtor për tentativë vrasjeje në dy raste, si dhe për akuzat e lëndimeve të rënda trupore dhe vjedhje nga viktimat e tij.

Doktorët nisën të dyshonin ndaj vrasësit kur zbuluan një gjurmë të freskët gjilpëre në një pacient 87 vjeçar që sapo kishte vdekur, raporton DW.
Infermieri kishte akses te insulina pasi ishte vetë diabetik.

Vrasësi 38-vjeçar është qytetar polak, ai refuzoi të dëshmonte në gjykatë por i kërkoi falje familjeve të viktimave.

“Ajo që kam bërë është brutale dhe mbetet brutale,” tha ai në gjykatë.

Gjykatësi tha se pacientët dhe anëtarët e familjeve të tyre kishin ngritur shqetësime për infermierin para arrestimit të tij.
Rrjeti AFP tha se një nga viktimat e pwrshkruante Grzegorz W. si “djalli”, pak para vdekjes së tij.

Grzegorz kishte kaluar kohë në shtëpitë e kujdesit të të moshuarve kur ishte i vogël dhe kishte kryer disa shkelje të vogla kur ishte i rritur.

Ai kishte qenë çelësa-punues i papunë në Poloni, para se të kryente një kurs të përshpejtuar si infermier për të punuar në Gjermani.

Mediat gjermane po heqin paralele mes rastit dhe atij të infermierit Niels Högel, i cili u shpall fajtor për vrasjen e 85 pacientëve vitin e kaluar në dy spitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA