26/11 09:21
Shqipja dhe Arbri ishin përsëri në një takim.
Ndryshe nga takimi i parë i tyre që u realizua në supermarket, ky takim i dytë e gjeti dyshen në “habitatin” e tyre, palestrën. Ata diskutuan shumë tema, por ajo që shkaktoi diskutime në studio ishte përfshirja në bisedë e Teas.
Arbri në fakt e ka shprehur hapur pëlqimin për Tean, madje ka thënë se për të ndjen më shumë se një pëlqim. Kjo gjë nuk u prit mirë nga Shqipja, e cila i tha Arbrit, se si mundet ai të jetë në gjendje që brenda një takimi të formojë një pëlqim.
Më pas nuk mbeti pa folur dhe Tea. Ajo tha se nuk i vjen mirë që emri i saj të lakohet në takimet mes konkurrentëve të tjerë.
Top Channel