Pas anulimit të miqësores së Kombëtares A me Armeninë, vjen edhe ajo skuadrës Shpresa me Slloveninë që ishte parashikuar të zhvillohej në 8 tetor në ‘Elbasan Arena’.
Por në rastin e sfidës së kombëtares U21, shkaku është bërë pandemia e koronavirusit.
Disa futbollistë të skuadrës sllovene kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid-19 dhe drejtuesit e Federatës Sllovene të futbollit pas konsultimeve me ata të Federatës Shqiptare të futbollit vendosën që të mos e dërgojnë skuadrën e tyre në drejtim të Shqipërisë për zhvillimin e kësaj miqësoreje.
Vetë qeveria e futbollit shqiptar konfirmoi lajmin teksa bëri të ditur edhe ndryshimin e programit të kombëtares së 21 vjeçarëve të drejtuar nga Alban Bushi.
Kështu ditën e enjte në 8 tetor në Elbasan Arena, Kombëtarja U21 do të luajë miqësore me Apoloninë, ndërkohë që është arritur akordi edhe për zhvillimin e një ndeshjeje tjetër miqësore ditën e shtunë në 10 tetor në orën 16:00 me Tiranën në ‘Selman Stërmasi’.
Top Channel