Partia Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ish-qeverinë Kurti dhe Qeverinë aktuale Hoti për dështim në fushën e ekonomisë dhe të politikës së jashtme.
Në 1-vjetorin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në një konferencë për media ka thënë se ende qytetarët, me dy Qeveritë, edhe atë Kurti, edhe këtë Hoti, nuk kanë arritur ta ndjejnë dorën e shtetit në tejkalimin e kësaj krize.
“Me dy Qeveritë, edhe atë Kurti, edhe këtë Hoti, nuk kanë arritur ta ndjejnë dorën e shtetit në tejkalimin e kësaj krize. Kosova është vendi i vetëm, në të cilën Qeveritë, edhe Kurti edhe Hoti, ende nuk kanë arritur ta implementojnë një pako gjithëpërfshirëse ekonomike”, tha ai.Derisa kritikoi qeverinë Kurti për mashtrim, Ismaili qeverinë Hoti po e vlerëson si një Qeveri pa stabilitet të brendshëm, pa vendime dhe pa fuqi për t’i realizuar politikat e saj.
“Një Qeveri që nuk merr veprime për ekonominë, thyen parimet e veta në diplomaci –duke e treguar hipokrizinë më së miri me mbrojtjen e Mini-Shengenit që deri dje e quante Jugosllavi, dhe që nuk është në gjendje të ndërtojë asnjë konsensus të domosdoshëm në Parlament, është një Qeveri që po e zgjat zhgënjimin e qytetarëve. Qeveri Kurti dhe Qeveria Hoti kanë pasur një seri dështimesh, të cilat e kanë futur Kosovën në një krizë të thellë ekonomike dhe politike”, tha ai Ismaili tha se pasojat e këtyre keqqeverisjeve do të jenë evidente në ekonominë e vendit dhe mirëqenien e familjeve kosovare.
Derisa edhe njëherë rikonfirmoi se PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e qeverisë Hoti, por do të jetë opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme për të cilat tha se po punojnë shumë që të dalin fitimtar.
“PDK në opozitë do të vazhdojë të denoncojë abuzimet dhe neglizhencën e Qeverisë krahas sfidave të mëdha ekonomike dhe sociale që ka Kosova. Do të jetë opozitë në shërbim të populli”, tha ai.Kujtojmë se ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra se PDK-ja do t’i bashkëngjitet qeverisë Hoti.
Top Channel