Universiteti Bujqësor, s’ka studentë/ Rektori: Rrezikojnë mbylljen disa degë, nuk ka regjistrime të reja

05/10/2020 15:25

Pavarësisht nevojës që ka tregu bujqësor shqiptar, interesi i të rinjve për tu arsimuar në këtë fushë është gjithmonë e më i pakët.

Rektori i ri i Universitetit bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku në një intervistë për Top Channel u bën thirrje jo vetëm maturantëve për tu regjistruar në këtë institucion arsimor, por edhe qeverisë për një strategji nxitëse në mënyrë që universiteti të mos rrezikojë mbylljen e disa degëve.

Fatbardh Sallauku: Kjo është një humbje për shoqërinë shqiptare, për organizmat qeveritare që mund të mbeten pa profesione tradicionale 70 vjecare sic është profesioni i izoteknikut, agronomit , inxhinierit të pyjeve të cilët janë vërtet jetike për shoqërinë shqiptare. Kjo është një thirrje që shkon jo vetëm për gjimnazistët që të kthejnë sytë nga këto degë por së pari shkon për qeverinë shqiptare për të parë gjithë mekanizmat ndihmues për ti ruajtur dhe për të stimuluar brezin e ri të ndjek këto degë. Sepse unë mendoj që në Shqipëri fokusi kryesor për zhvillimin e ekonomisë është bujqësia dhe turizmi.

Krahasuar me vitet e shkuara, rënia e regjistrimeve të studentëve në disa degë të universitetit bujqësor është e dukshme.

Fatbardh Sallaku: E para është mesatarja e lartë. E dyta rënia e lindshmërisë që ka prekur gjithë universitetet. E treta emigracioni i brezit të ri dhe e katërta e më e rëndësishmja por pa sens per mua është non sens është interesi që gjimnazistët shfaqin për këto degë tradicionale e jetike për ekonominë.

Pas mbylljes së raundit të parë në mes të shtatorit, maturantët kanë ende mbi 30% të kuotave të lira në Universitetin bujqësor për raundin e dytë dhe të tretë.

Top Channel