Gjermani/ Punë nga shtëpia, propozohet projektligji i ri

05/10/2020 17:22

Tre javë e gjysmë punë në distancë, në mënyrë komode nga kolltuku i shtëpisë, për të gjitha profesionet në të cilat është e mundur.

Ky është thelbi i një projektligji të ri në Gjermani, të propozuar nga ministri i punës Hubertus Heil, që në një intervistë për të përditshmen Bild am Sonntag, ka thënë se do të kërkojë që çdo punonjës të ketë të drejtë për një minimum 24 ditor pune fleksibël.

Virusi na ka mësuar se është e mundur më shumë punë nga distanca nga sa mendonim më parë – ka shpjeguar ministri duke shpjeguar nismën. Në gjermani, në fazën më akute të emergjencës, mes marsit dhe prillit, më shumë se një e treta e punonjësve ka punuar nga shtëpia sipas të dhënave të ofruara nga ministri. Tani, qeveria gjermane do ta shndërrojë masën nga emergjencë në strukturë.

Ministri Heil thotë se ka muaj që punon për këtë projektligj. Që në prill në fakt ai kishte bërë të ditura qëllimet në një intervistë për Die Welt. Në pranverë, ai mori mbështetjen e liberalëve dhe të gjelbërve ndërsa kritikë ishin punëdhënësit: ekonomia nuk mund të mbahet në këmbë vetëm me punën nga shtëpia – thonë kritikët.

Top Channel