Gjithçka që ka mbetur nga shembja me shpërthim të kontrolluar e një pallati shumë katësh në Durrës është ky pirg masiv inertesh.

Një ditë pas shpërthimit, banorët e pallateve përreth objektit të shembur dhe bizneset pranë tyre ankohen se kanë pësuar dëme të shumta të cilat nuk janë vlerësuar ende, ndaj ata kërkojnë angazhimin e autoriteteve vendore për dëmshpërblimin e tyre.

Spiro dhe Marike Ciri, dy të moshuar, që jetojnë në pallatin pranë objektit të shembur nuk u larguan për asnjë moment nga banesa e tyre dhe tregojnë përjetimet e këtij shpërthimi.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA