Schalke 04 në krizë të thellë rezultatesh. Në fakt, shqetësuese situatën nuk e bën numri i disfatave, por shifrat me të cilat janë pësuar. E fundit, 4-0 ndaj Leipzigut, duhet të ketë bërë që në Gelsenkirchen të bien kambanat e alarmit.

Kujtojmë që “Blutë Mbretërorë” në javën e parë pësuan plot 8 gola nga Bayerni dhe në të dytën u mposhtën 1-3 nga Werder Bremeni, pra në tri javë janë 15 gola të pësuar dhe vetëm 1 i shënuar.

“Vallja” në “Red Bull Arena” u tërhoq gjithë kohën nga Leipzigu, që vetëm në çerekorëshin e fundit të pjesës së parë realizoi tre gola. E nisi Bosdogan me autogol e më pas shënuan Angelino dhe Orban.

10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Halstenberg shndërroi në gol një 11-metërsh, për rezultatin përfundimtar 4-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA