Koncert komedi në Apoloni “Shkurt Zef” dhe “Zija e Bardhe” u shfaqën në skenën e qytetit antik

04/10/2020 12:25

“Shkurt Zef” dhe “Zija e Bardhe” janë dy kocert-komeditë që u shfaqën mbrëmjen e së shtunës në odeonin e qytetit antik të Apolonisë. 

Koncert komeditë vijnë në kuadër të projektit “Final Event” TOURNNE ku marrin pjesë Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Në me shumë se dy javë aktivitetet u zhvilluan në një formë të alternuar mes teatrit, pikturës, librit dhe muzikës dhe për shkak të pandemisë coronavirus, pjesa më e madhe e u mbajtën në qytetin antik të Apolonisë. Pjesëmarrës në këtë aktivitet dy javor ishin edhe emra të njohur të artit shqiptar, regjisorët Mevlan Shanaj e Milto Kutali, tenorët Kastriot Tusha e Josif Gjipali.

Koncert komedia “Shkurt Zef”, erdhi nën interpretim e aktorit të teatrit kombëtar Arben Derhemi, ndërsa komedi-koncert, “Zija e Bardhë”, me regji të Milto Kutalit, u vu në skenë nga aktorët e Teatrit Bylis,  me pjesëmarrjen e tenorit të mirënjohur Kastriot Tusha, sopranos Erjona Gjyzeli dhe Ansamblit “Myzeqeja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA