Risia tjetër e këtij viti  veç respektimit të masave anticovid në institucionet arsimore nga nxënësit është gjithashtu se fëmijët e parashkollorit do të mësojnë anglisht.

Ministrja Besa Shahini para se të largohej nga detyra ka firmosur urdhrin e fundit ku ka miratuar programin e anglishtes për kalasat përgatitore të arsimit parashkollor. Por çfarë mendojnë prindërit? Ne I kemi pyetur dhe na kanë dhënë këto përgjigje pozitive.

Koha ideale për të mësuar gjuhë të huaja, veç gjuhës mëmë vlerëson ministria e arsimit është pikërisht gjatë viteve të para të jetës, e cila është periudha më e shpejtë e zhvillimit të trurit. Ndaj shton Ministria në programin e miratuar për programin e anglishtes është  e rëndësishme që fëmijëve t u jepen mundësitë për të përvetësuar gjuhën angleze në fazat e hershme të jetës së tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA