Tjetër disfatë për Fiorentinën e dyta radhazi pas asaj ndaj Interit. Skuadra e Beppe Iachinit u mposht 1-2 nga Sampdoria në Artemio Franchi me skuadrën e Claudio Ranierit që mori tre pikët e para në këtë kampionat.

Golat e Quagliarellas me penallti në pjesën e parë dhe Valerio Verres në minutat e fundit i dhanë fitoren Sampit duke bërë të pavlefshëm golin e barazimit provizor të Fiorentinës nga Vlahovic.

Në sekondat e fundit të sfidës fati nuk ishte me skuadrën vjollcë që goditi shtyllën me Federicon Chiesan që me shumë gjasa luajti ndeshjen e tij të fundit me Fiorentinën pasi pritet të transferohet te Juventusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA