Tamponi i koronavirusit me ‘testin e shtëpisë’ i shkakton gruas nga SHBA rrjedhje lëngu cerebral

03/10/2020 19:25

Pak pas marrjes së tamponit, lëngu nisi t’i rridhte nga hunda, duke i shkaktuar dhimbje koke e të vjella

Pak pasi një grua nga Iowa në SHBA kreu tamponin vetë-përdorues të koronavirusit, nisën simptoma të rënda dhe një lëng rridhte nga hunda e saj. Lëngu u identifikua më vonë nga doktorët si veshja mbrojtëse e trurit dhe e shtyllës kurrizore.

Rasti i rrallë u dokumentua në revistën mjekësore amerikane ‘JAMA Otolaryngol Head & Neck Surgery’, dhe ka bërë që sistemi shëndetësor të detyrohet të informojë saktë mjekët dhe publikun e përgjithshëm për kryerjen e testeve të tilla.

Gruas 40 vjeçare, i ishte kërkuar nga mjekët të kryente tamponin personal të COVID-19 para se të bënte një operacion në hernie. Por pak pasi e bëri atë ajo nisi të villte dhe kishte dhimbje të rënda koke.

Më vonë mjekët kuptuan se gruaja kishte një gjendje të mëparshme shëndetësore e cila e shoqëruar me një seri eventesh klinike i shkaktoi rrjedhjen e lëngjeve të trurit nga kafka.

Gruaja ishte trajtuar më parë për tension të lartë intra-kranial (brenda kafkës). “Ajo kishte një defekt ekzistues në kafkë, një kockë mbi bazën e hundës ku gjendej një nga fshikëzat e lëngut, dhe kjo shkaktoi rrjedhjen,” shpjegoi Prof. Carl Philpott i Universitetit East Anglia, i cili studioi më mbrapa rastin. /JERUSALEM POST

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA