Në kohën kur 7 të burgosurit e 41 bis këmbëngulin se nuk janë ata me të rëndësishmit e krimit në qeli dhe se nuk kanë dhënë urdhra jashtë burgut, Avokati i Popullit ka kontrolluar të dyja  regjimet dhe u ka dalë në krah sa i përket trajtimit human të kësaj kategorie.

Në një rekomandim që TCH e disponon, Avokati i Popullit thotë mes të tjerash se të burgosurve në regjimin e ashpër duhet tu garantohet trajtim psiko-social, ushqim dhe me shumë tituj librash. Avokati i Popullt nuk është kopjuar siç duhet në vendosjen e televizorit dhe radios për të ndjekur programe të caktuara dhe me një orar të reduktuar. Avokati i Popullit u vu në lëvizje nga të burgosurit e regjimit 41 biss menjëherë sapo ata pretenduan se ka lagështire dhe mungesë drite natyrale, të dyja këto u konfirmuan pas inspektimit në regjimin 41 biss.

Njëra nga avokatet që ngriti shqetësimin për njërin nga klientët e saj në regjimin  41 biss, Arbjona Liko tregon për TCH.

“Duke pasur parasysh që regjimi 41 biss është programuar për kufizimin e në një sërë të drejtash që mos të bëhet lidhja mes grupeve kriminale. Vetë ky ligj është ngritur për këtë arsye por nuk ka plotësuar standardeve e kushteve minimale që parashikon ky ligj”, tha Liko.

Rekomandimi i Avokati i Popullit është dorëzuar në datë 23 shtator 2020 ndërsa ende nuk ka një përgjigje nga Ministria e Drejtësisë apo nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, për TCH Anila Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA