Planet për gërrmimin e një kanali ujor mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe raportohet se kanë nervozuar së tepërmi Egjiptin, i cili e konsideron projektin si një konkurrent strategjik ndaj Kanalit të Suezit për kalimet detare në Mesdhe.
Sipas një raporti të rrjetit al-Araby al-Jadeed online një konfrontim ka lindur me Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe pas marrëveshjeve paraprake mes Abu Dhabi dhe Tel Aviv-it për gërrmimin e një kanali ujor të ngjashëm me Kanalin e Suezit, që do të lidhte Detin e Kuq me Mesdheun.
Burimet thonë se ka indinjatë të gjerë në qeverinë e Egjiptit prej hapave të marra nga Izraeli dhe Emiratet, në një kohë kur Kairo është duke bërë përpjekje në shërbim të interesave të të dyjave.
Burimet egjiptiane thonë se rreziku i planit qëndron në faktin se mund të vihet në rrezik e ardhmja e Kanalit të Suezit, që është nga burimet kryesore të ekonomisë egjiptiane.
Sipas burimeve kanali i ri që do të gërrmohet nga Izraeli, do të lidhe Mesdheun me qytetin Eilat në Gjirin Arab të Aqaba, një kalim që u bë u mundur që kur Egjipti i dha ishullin Tiran Arabisë Saudite.
Egjipti tashmë nuk ka më autoritete në ngushticën e Tiran dhe burimet thonë se po ndërhyn me Arabinë Saudite për të ndaluar planin e Emirateve.
Një burim egjiptian tha për mediat: “Ne e dimë se çështja është duke u diskutuar por e konsiderojmë reagimin fillestar të Abu Dhabi si thikë pas shpine”.
Top Channel