Foto ilustruese

Një  pronar 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat për veprimtari të lojërave të palejuara.

Në biznesin tip bilardo të E.T. u gjetën dy persona duke luajtur zare me shuma lekësh.

 “Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Berat, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor  të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi E.T., 62 vjeç,  banues në Berat,  për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrim pa liçensë i veprimtarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “28 Nëntori”,Berat, në subjektin e tij “Bar-Bilardo”, u gjetën dy shtetas duke luajtur zare me shuma lekësh, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një tavolinë për lojra zare, dy zare dhe një shumë lekësh. Kontrollet do të vijojnë në gjithë qarkun e Beratit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit. Drejtoria Vendore e Policisë  Berat fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme, shkruan policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA