
25/02 19:32
Marina e SHBA, Britanisë dhe Holandës kanë kapur në tre operacione të përbashkëta në detin e Karaibeve 1.7 ton kokainë e 28kg amfetamina. Aksioni vjen dy ditë pasi 264kg kokainë u kapën në një tjeter operacion në të njëjtin rajon.
Britania tha se luftanijet e saj RFA Argus dhe HMS Medway ishin në rajon për të dhënë ndihmë ndaj territoreve britanike te rajonit pas urraganit, dhe më pas kanë vazhduar me operacionet anti-narkotike. Kapiteni Captain Kevin Rimell, tha: “Në bashkëpunim me forcat e tjera kemi kapur një numër të konsiderueshëm trafikantësh dhe një sasi të madhe malli kontrabandë, që ishte nisur drejt Evropës dhe SHBA”.
Top Channel