Maqedonia po dëmton liqenin e Ohrit bie niveli i ujit, por në liqen shfaqen për herë të parë flamingot

03/10/2020 15:46

Liqeni i Ohrit i cilësuar si më i vjetri me Europë dhe me një biodiversitet te rrallë edhe ketë vit po përballet me rënie të nivelit.

Uji është tërhequr të paktën 20 metra nga bregu ndërkohë që janë krijuar duna por një tjetër fenomen është krijuar këtu. Flamingot kanë vizituar liqenin e Ohrit dhe janë kthyer në një tjetër atraksion.

Hapja e portave të Drinit të Zi nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së veriut në mënyrë të përsëritur por edhe mungesa e reshjeve shkakton rënie të nivelit të liqenit në pjesën Shqiptare.
Ky liqen një pasuri e çmuar për dy vendet, përdoret nga shteti fqinjë si një basen për të plotësuar nevojat e prodhimit të energjisë elektrike duke shkaktuar kështu dëme në ekosistemin e liqenit.

Kryesisht në pjesën e Tushemishtit tërheqja e bregut vihet re më së shumti ndërsa mes dunave të krijuara këtu flamingot duket se kanë gjetur kushte të përshtatshme për të qëndruar. Janë 16 individë që gjenden në këtë pjesë të bregut ndërsa për specialistët kjo është diçka e rrallë

Thuajse një vit më parë pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit fitoi statusin e sitit të UNESCO-s duke u listuar si pasuri e trashëgimi kulturore dhe natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA