Nata e katërt e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “skampa 2020” vuri në skenën e improvizuar në kalanë e Elbasanit tragjedinë “Jul Cezari” të Uilliam Shekspir.
Me regji të Ivica Buljan, aktorët e teatrit kombëtar eksperimental duket se u ndjenë komod në një ambient që i përshtatesh veprës ku nuk munguar mesazhet e saj bashkëkohore edhe sot pas qindra vitesh.
Por pavarësisht se Jul Cezari përshtatej me kalanë e Elbasanit, aktorëve u mungon teatri po ashtu si edhe publiku, të cilin kanë vendosur ta takojnë në rrugë. Ata e gjykojnë te tejzgjatur mbylljen e teatrove.
Edicioni i 22 I Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “skampa 2020” vijon prej 4 ditësh. Të gjitha shfaqet po mbahen në mjedise të hapura ndërsa publiku është i detyruar të pajiset me maska. Ky do të mbahet mend si festivali covid 2020.
Top Channel