
25/02 10:51
Një gjuajtës anti-radar 120 millionë dollarësh F-35B është përplasur dhe ka shpërthyer në flakë në Kaliforni, teksa tentonte një furnizim në ajër me karburant me çisternën ajrore KC-130J.
Ky i fundit u detyrua të bënte një ulje emergjence në një fushë aty pranë.
Video e shkurtër kap momentet e rënies dhe shpërthimit në tokë të F-35-ës, pranë aeroportit Jacqueline Cochran në Therma, Kaliforni. Piloti i gjuajtesit ishte leshuar me sukses nga avioni dhe eshte duke u trajtuar ne spital.
Mediat publikuan pamje të vendit të rrëzimit të F-35B dhe intervistuan dëshmitrë që thanë se u ndje si një tërmet i shkallës 3 apo 4.
Top Channel