Moti i ngrohtë i kësaj të shtune e ka kthyer bregdetin e Adriatikut në një zgjedhje të parë për të kaluar fundjavën.

Qytetarë të shumtë kanë nxituar drejt plazheve të Durrësit e Golemit dhe të tjerë më në jug për të shijuar diellin dhe detin. Në rrugën e plazhit dhe rrethrrotullimin e Plepave trafiku ka qenë i ngarkuar gjatë orëve të kësaj paraditeje.

Lokalet dhe restorantet e shumta përgjatë bregdetit të Durrësit janë të hapura dhe frekuentohen tashmë dhe në mjediset e brendshme, ndërsa përdorimi i maskave duket i harruar dhe nga punonjësit e shërbimit.

Pushues jo vetëm nga Durrësi dhe Tirana, po dhe nga rrethe të tjera dhe Kosova po marrin kënaqësinë e diellit, detit dhe ajrit të jodizuar në këtë sezon vjeshte.

Era dhe dallgët nuk i kanë ndaluar pushuesit të lahen në det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA