Të dënuarit dhe të paraburgosurit në burgun e sigurisë së lartë Peqin tregojnë për TCH arsyet e refuzimit të ushqimit.

Ilir Kupa në një lidhje telefonike pretendon se 400 të burgosur kërkojnë amnisti dhe nuk pranojnë ushqimin e burgut  derisa të negociohet për kërkesat e tyre.

Verdi Morava që kryeson firmosjen e peticionit insiston se veç kërkesave , atyre po u shkelen te drejtat.

Drejtoria e përgjithshme këmbëngul se numri i të burgosurve që refuzojnë ushqimin është me i ulët, por deri tani disa prej tyre kanë përfunduar në spitalin e burgut.

Biseda me Ilir Kupën:

Si quheni?

Unë quhem Ilir Kupa, jam i dënuar në burgun e Peqinit

Me sa vite burg jeni dënuar?

Unë jam dënuar si fillim me 35 vite dhe më pas me gjykim të shkurtuar me 23 vite.  Sa ditë ka që ka nisur greva në burgun e Peqinit dhe sa të dënuar jeni në grevë. Ka një javë që ka nisur dhe janë 400 të dënuar në dijeninë time.

Përse e refuzoni ushqimin?

E refuzojmë sepse ka disa kërkesa, kërkesa e 65 neneve që na i shkelin këtu në burg dhe 13 kërkesa që janë për lirimin me kusht dhe disa të tjera.

Sa të dënuar jeni në total që refuzoni ushqimin?

Janë rreth 400 të dënuar.

Prej sa ditësh e refuzoni ushqimin?

Prej një jave.

Kujt ja keni drejtuar kërkesat?

Kërkesat ia kemi drejtuar Kuvendit, ministrisë së drejtësisë, dhomës së avokatisë dhe disa institucioneve të tjera.

Ju kërkoni një zbritje dhe rishikim për çështjen e burgimit të  përjetshëm, është një nga pikat?

Kërkojnë të dënuarit që janë të dënuar më burg përjetë që të aplikohet lirimi me kusht pasi kanë vuajtur 20 vite dënim, ndërsa të dënuarit e tjerë kërkojnë që të aplikohet lirim me kusht pasi të kesh vuajtur 3/5 e dënimit. Ndërsa unë kam kërkesa të tjera. Unë jam dënuar me nene të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese, nene që Kodi penal nuk i ka aktualisht, jam i vetmi i dënuar në Shqipëri për vrasje të mbetur në tentativë i cilësuar si bashkëpunëtor me burgim të përjetshëm nga gjykata e shkallës së parë, pra jam dënuar pa asnjë lloj barazie ligjore në krahasim me të tjerët për të njëjtin fakt.

Ilir si është gjendja në burgun e Peqinit? A e sjellin ushqimin policët? Si është situata?

Po , ushqimin e sjellin. Po refuzohet nga të dënuarit. Situata është e qetë, nuk është se ka gjë. Unë kam kërkesë konform rregullores së burgjeve për të drejtat e mia, siç iu thashë, për të drejtat e mia.

Shumica e gjyqtarëve që kanë dhënë vendim ndaj meje janë të shkarkuar nga |Vettingu. Secili po bën grevë për kërkesa personale, apo keni dalë më një përfundim?

Pak a shumë kërkesat janë të njëjtat, sepse nuk jam vetëm unë që jam dënuar nga gjyqtarë të shkarkuar.

Ku e lidhni ju çështjen e Vettingut me vendimet tuaja?

Shumica e gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin ndaj meje janë shkarkuar, po njësoj dhe për të tjerët. Të tjerët kanë dhe kërkesa të ndryshme.

Mund të mi lexosh pak kërkesat?

Kërkesa për burgimin e përjetshëm, të aplikohet lirimi me kusht po ashtu edhe për të dënuarit e tjerë të aplikohet kjo gjë.

Pse kërkoni të fiken dritat?

Gjatë orarit të natës të ketë, siç është dhe në BE, të ketë një çels jashtë dere dhe një brenda dere. Se qërohemi këtu brenda, kur të dojë polici të kontrollojë ndez dritën nga jashtë, shikon dhe e fik prapë. Kjo është torturë ndaj shikimit. Unë kur dal në ajrosje në mëngjes, po të shoh diellin më merren mendtë sepse kam dritën gjithë natën ndezur.

Pse kërkoni  shkarkimin e drejtorit?

Dëgjo, këtu në burg ne të dënuarit kemi të drejtën  të marrim 45 ditë ulje në bazë të rregullores dhe ligjit, dhe pas një viti që nuk e kemi marrë raport shërbimin, shkojmë në gjykatë, kemi sjelljen e mirë, nuk kemi raport, dhe burgu propozon që të na e rrëzojë kërkesën për 45 ditë, sepse thonë nuk jemi të bindur që sjellja jote është reale.

Po për telefonat në qeli?

Është një kërkesë e tillë, tani ti duhet të dënosh ata që e fusin ën burg , por jo për mbajtjen, sepse telefonat nuk i fusin të dënuarit por drejtuesit dhe shefat e institucioneve.

Sa do zgjasë kjo grevë, a ka një grup negociatorësh?

Si fillim nuk është se po interesohet njeri, po mundohen ta shuajnë dhe kjo nuk është e drejtë, ka disa kërkesa që janë shumë njerëzore duhet të shikohen.

Çfarë do bëni nëse asnjë nga këto kërkesa nuk merret parasysh?

Grevë urie, s’kemi ç’bëjmë tjetër. Ne vërtet jemi të dënuar por jemi pjesë e shoqërisë, këto masa dënimi janë denigruese.

Greva e urisë është një torturë që po i bëjmë vetes tonë. Lërë me kushtet këtu që janë ç’njerëzore.

A e ka agravuar situatën covid?

Jo dhe aq sepse e kuptojmë situatën.

Kush janë emrat që janë publik dhe domethënës që kanë hyrë në grevë urie?

Verdi Morava, që e kanë çuar në izolim pasi bëri këto kërkesa.

Sa i vërtet është pretendimi, se ju vërtet e refuzoni ushqimin që ju lihet, por pranoni  atë nga familjarët, a keni ju ushqime në qeli?

Unë konform rregullores kam bërë kërkesë që kërkoj të futëm në grevë urie për këto arsye. Ndërsa institucioni sigurisht nuk do që ne të jemi në grevë dhe bën ç’është e mundur për t’i përçarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA