Zhytësit polakë thonë se kanë zbuluar rrënojën e një anijeje gjermane të Luftës së Dytë Botërore, e cila mund të ndihmojë në zbardhejn e misterit të disa dekadave për vendndodhjen e “Odës së Qelibartë”, dhoma e çmuar ornamentale që nazistët bastisën në një pallat mbreteror të epokës cariste në Rusi.
E dekoruar me flori e qelibar, Dhoma ishte pjesë e pallatit të Katerinës në periferi të Shën Petersburg. Përmbajtja e saj e grabitur ishte parë për herë të fundit në Königsberg, asokohe port i Gjermanisë në Balltik, tashmë pjesë e territorit ekstra-kontinental rus Kaliningrad.
Avullorja Karlsruhe u nis nga Königsberg në 1945 me ngarkesën e rëndë, para se të goditej e fundosej nga avionët sovjetikë në brigjet e Polonisë.
Zhytësat e grupit Baltictech tashmë thonë se kanë gjetur rrënojën e Karlsruhe.
“Ne kemi kërkuar rrënojën që prej vitit të kaluar kur kuptuam se mund të ishte një histori e rrallë që rrinte e fundosur në detin Balltik”, tha në një dekalartë Tomasz Stachura, një prej zhytësve.
“Rrenoja është thuajse e paprekur. Në të ne kemi zbuluar mjete ushtarake, porcelane dhe shumë arka me përmbajtje ende të panjohur”, shtoi ai.
Anija Karlsruhe kishte qenë pjesë e Operacionit Hannibal, një nga evakuimet detare më të mëdha të historisë, gjatë të cilit rreth një milionë ushtarë e civilë gjermanë u shpëtuan prej avancimit sovjetik nga Prusia Lindore, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Dokumentet e kohës tregojnë se Königsberg u nis me nxitim për lundrim me një ngarkesë të madhe dhe 1,083 pasagjerë në bord.
“E gjithë kjo nxit imagjinatën njerëzore. Gjetja e avullores gjermane dhe arkave të saj në fund të detit Balltik mudn të tregojë të gjithë historinë,” tha Tomasz Zwara, një tjetër nga zhytësat.
Dhoma e qelibartë u ndërtua në Prusi dhe më pas iu dha Peterit të Madh në Rusi në 1716.
Nazistët e çmontuan atë dhe e çuan në Königsberg, nga ku u zhduk më pas gjatë bombardimeve dhe besohet se është shkatërruar.
Artizanët rusë kanë krijuar tashmë një version artistik të riprodhuar të saj në Pallatin e Katerinës.
Top Channel