Nis vaksinimi nga gripi/ Të parët përfitojnë mjekët, infermierët e të sëmurët kronikë
02/10/2020 20:14
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar si fillimi një sasi të limituar që po aplikohet të bluzat e bardha dhe të sëmurët kronikë. Në fakt janë porositur 368 mijë doza por pjesa e parë ka ardhur rreth 70 mijë doza.
“E bëra vaksinën”
Të telefonuan ?
“Jo po pashë lajmet që erdhi”
Në disa qendra shëndetësore qytetarët kthehen mbrapsht për tu rikthyer kur të vijë sasia tjetër e vaksinave. Vaksina e këtij viti është siguruar nëpërmjet UNICEF në Danimarkë .
Ka një kërkesë të shtuar të qytetarëve për ta blerë në tregun farmaceutik por tregu është bosh. Një kompani ka siguruar një sasi të cilën e ka porositur që në mars por po kryen procedurat në agjencinë e barnave.
Top Channel