Letra e Trump për Ramën, Yuri Kim: Pata nderin ta dorëzoj! Presidenti e falënderoi për refuzimin e praktikave abuzuese të Kinës

02/10/2020 10:08

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka komentuar letrën që Presidenti amerikan, Donald Trump, i dërgonte kryeministrit shqiptar, Eid Rama.

Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se letrën e Trump ia ka dorëzuar vetë ajo Ramës, në të cilën Presidenti i SHBA i kërkonte kryeministrit shqiptar të bashkohej me Amerikën për zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jerusalem.

“Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër të Presidentit të SHBA, Donald Trump, që e falënderonte për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjen e Abrahamit. Krah për krah”, shkruan ambasadorja.

 

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/10/02/donald-trump-i-dergon-leter-mirenjohjeje-rames-ja-cfare-i-shkruan/

Top Channel