Karvani nga Honduras marshon drejt SHBA për t’i shpëtuar varfërisë së pandemisë

02/10/2020 20:05

Disa qindra banorë të Hondurasit kanë krijuar një karvan të gjatë që po marshonte dje drejt Shteteve të Bashkuara, teksa kërkojnë një jetë më të mirë larg varfërisë që ka sjellë paralizimi i koronavirusit, raportonin mediat lokale.

Emigrantët, kryesisht të rinj e të reja me çanta dhe fëmijë të vegjël, u nisën të gjithë nga një stacion autobuzi në qytetin verior të San Pedro Sula drejt kufirit me Guatemalën, sipas televizionit lokal.

“Unë po largohem me burrin e dy fëmijët. Këtu nuk ka punë, nuk ka asgjë për të bërë, nëse gjen punë të paguajnë 100 lempira në ditë ($4),” tha për mediat një grua që e identifikonte veten si Cristina.

Grupi i nisur të mërkurën shënon karvanin e parë të emigrantëve nga Honduras në 2020, në një kohë kur kombi vuan nga një ndalesë e rëndë ekonomike pas gjashtë muajsh izolim prej koronavirusit.

Në tetor 2018, presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vendosjen e ushtrisë në kufirin me Meksikën në përgjigje të emigrantëve të donin hynin nga jugu i SHBA.

Edhe në 2016 Trump thoshte se ushtria nevojitej për të mbrojtur vendin dhe kufirin nga emigrantët, por kritikët thanë se ishte një shfaqje politike për fushatën e suksesshme presidenciale.(CNN)

FOTO GALERI
1/4
Emigrantët, kryesisht të rinj e të reja me çanta dhe fëmijë të vegjël, u nisën të gjithë nga një stacion autobuzi në qytetin verior të San Pedro Sula drejt kufirit me Guatemalën

Top Channel