Bija e presidentit të infektuar të SHBA Ivanka Trump dhe burri i saj Jared Kusher kanë rezultuar negativë për Covid-19, njoftoi sot Shtëpia e bardhë, një ditë pasi Donald e Melania Trump u vendosën në karantinë prej konfirmimit të infektimit.
Zhvillimi vjen në një kohë kur zyrtarë, ndihmësa e këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë po testohen urgjentisht nga autoritetet shëndetësore.
Administrata Trump ishte vënë në alarm që prej infektimit dy ditë më parë të këshilltares Hope Hicks e cila ishte zhvendosur të shumë anbjente të administratës duke përfshirë dhe ato të zotit Kushner e zonjës Trump.
Lajmi i infektimit të presidentit Trump ka pezulluar fushatën presidenciale me vetëm gjashtë javë të mbetura nga dita e zgjedhjeve.
Ai nuk do të lejohet të mbajë më mitingje personalisht, edhe pse kjo konsiderohet pika e tij më e fortë, madje dhe debati i ardhshëm kokë më kokë me Joe Biden do të kryhet virtualisht pas dy javësh.
Në një koment Ivanka Trump shkruante: “Lutemi për shërim të shpejtë të babait dhe Melanias si dhe të të gjithë të prekurve me COVID-19. Teksa ne luftojmë këtë së bashku, presidenti do të vazhdojë të luftojë për njerëzit e këtij vendi të madh”.
Top Channel