24/05 15:52
Romelu Lukaku është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2019-2020 në Europa League.
Sulmuesi i Interit arriti të realizonte 15 gola në 11 ndeshje në këtë kompeticion.
Edhe pse nuk arriti që ta fitonte këtë titull, belgu me golat e tij e dërgoi Interin deri në finale ku e humbën me Sevijan me rezultatin 2-3.
27 vjeçari arriti të mposhtë fituesin e këtij kompeticioni argjentinasin Ever Banega dhe futbollistin portugez të Manchester United, Bruno Fernandesh.
Top Channel