Dyfishohet mbështetja për liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny, për helmimin e tij fajëson Putinin

02/10/2020 16:42

Bazuar në hulumtimin e opinionit publik të kryer nga qendra hulumtuese “Levada”, që nga viti i kaluar e deri me tani, mbështetja për liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny, është dyfishuar. Kështu bëjnë të ditur mediat e huaja, transmeton KosovaPress.

Derisa vitin e kaluar mbështetja për Navalny ishte vetëm 9%, tani mbështetja për të ka arritur në 20%. Se ka rritje të popullaritetit të Navalny e dëshmon edhe pyetja, se “a e njihni Alexei Navalny”. Deri sa vitin e kaluar 31% e të anketuarve ishin përgjigjur se nuk kanë dëgjuar kurrë për të, gjatë këtij viti vetëm 18% e të anketuarve ishin përgjigjur se nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Navalny. Alexei Navalny, mbështetjen më të madhe prej 30% e ka tek grup mosha e të rinjve, prej 18-24 vjeç.

Navalny ishte helmuar me 20 gusht, me Noviçok, i cili cilësohet si helm ushtarak, helm i cili ishte përdorur edhe në rastin Skripal në Londër, si dhe ndaj biznesmenit bullgar Hristo Gebrev, ku për të dy rastet është zbuluar se kryerësit e veprës ishin pjesëtarë të shërbimeve inteligjente ruse.

Në një intervistë që Navalny e kishte dhënë dje për magazinën gjermane „Der Spigel“, ishte shprehur se është i sigurt se përgjegjës për helmimit të tij është vet presidenti rus, Vladimir Putin. Navalny është shprehur se vetëm krerët e shërbimeve inteligjente ruse mund të urdhërojnë përdorimin e helmit Noviçok dhe se ata nuk mund të marrin një vendim të tillë pa u urdhëruar nga Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA