Marrëveshjet ekonomike të nënshkruara mes dy qeverive shqiptare janë mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka veçuar marrëveshjen për linjën hekurudhore që lidh rajonin me portin detar të Durrësit, çka sipas tij do të ndikojë në uljen e shpenzimeve të bizneseve.
Zeka po ashtu ka mirëpritur paralajmërimin e Kryeministrit shqiptar për marrëveshjen e re për portin e Durrësit, që do t’ia mundësojë Doganës së Kosovës zhdoganimin e mallrave në port.
Ndërsa marrëveshja për krijimin e korridorit digjital 5g, sipas tij mund të sjell mbështetje financiare amerikane.
Megjithëkëtë, ai thotë se qeveritë lënë për të shpresuar në zbatimin e tyre pasi disa prej marrëveshjeve të kaluara nuk kishin gjetur zbatim
Përveç atyre ekonomike, shtetet nënshkruan edhe 12 marrëveshje të tjera arsimore, kulturore, sportive, e diplomatike.
Top Channel