Aroma e keqe e gojës, përveç problemeve të tjera të shëndetit oral, mund të shkaktohet edhe nga mbajtja e maskave mbrojtëse të fytyrës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Meqenëse mbajtja e maskave është mënyra më e mirë e mbrojtjes kundër transmetimit, duhet të ekzistojë një mënyrë për të marrë frymë të freskët. Dentistët flasin në enigmën “goja e maskës”, duke përfshirë arsyen pse ndodh dhe çfarë mund të bëni për të ndaluar erën e keqe ndërsa mbroheni ende.
Çfarë është “goja e maskës”, dhe pse ndodh ajo?
Nëse keni vërejtur një grumbullim të aromës së keqe të gojës që nga fillimi i pandemisë së jkoronavirusit, ka të ngjarë se fajtore është gjithë ajo vendosje e maskës.
Sipas Self, “goja e maskës” është rezultat i veshjes së një mbulese mbrojtëse të fytyrës për periudha të zgjatura kohore, e cila mund të çojë në erë të keqe të gojës, por edhe rritje të rrezikut të kaviteteve, prishjes së dhëmbëve dhe probleme me mishin e dhëmbëve, thotë debtistja Jennifer Bell.
“Për shkak se hunda juaj është e mbuluar ndërsa mbani një maskë, ju jeni të prirur të merrni frymë përmes gojës tuaj, e cila mund të çojë në një gojë të thatë, duke e bërë më të lehtë për bakteret që shkaktojnë kavitete dhe sëmundje periodontale të lulëzojnë”, shpjegon dentist Bridget Glazarov.
Ky grumbullim bakteresh është gjithashtu përgjegjës për prodhimin e erës së keqe të gojës, sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA. Kur merrni frymë përmes gojës tuaj, ju thani të gjithë pështymën që zakonisht vepron si një zbutës për të neutralizuar acidet, rrit pH e mjedisit në gojë dhe mbron nga bakteret e këqija, thotë Dr. Bridget.
Mendojeni në këtë mënyrë: sa më e thatë goja, ambienti më i përshtatshëm që të mund të lulëzojë bakteret, kështu, shansi më i madh për “gojën e maskës”.
Për më tepër, maskat gjithashtu mund të pengojnë në mënyrë të pavetëdijshme konsumimin e ujit, duke çuar në dehidrim të përgjithshëm dhe kështu vjen tharja e gojës, thotë Bell.
Shtoni faktin se shumë kanë kaluar së tepërmi kohë në shtëpi, duke bërë zgjedhje të dobëta të ushqyerit më shumë se kurrë. Shumica e baktereve të dëmshme orale lulëzojnë në një mjedis acid, të pasur me karbohidrate, shpjegon ajo. Nëse ekuilibri i baktereve është i prishur (e cila ka të ngjarë të ndodh falë maskës), zgjedhjet e dobëta ushqyese si konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer dhe pija e pijeve shumë acidike mund të ushqejnë bakteret, duke rritur rrezikun për dëmtimin e dhëmbëve, shpjegon ajo.
Në krye të të gjitha këtyre ndërlikimeve të shkaktuara nga maska, ekziston edhe problemi i uljes së kujdesit dentar, pasi ka pasur një zvogëlim të takimeve të rregullta, parandaluese dentare, thotë Dr. Bridget.
Si mund ta trajtoni “gojën e maskës”?
Përfshirja e këtyre hapave mund të ndihmojë në trajtimin e gojës së maskës nëse ju ndodh ose, edhe më mirë, parandaloni që ajo të ndodhë në radhë të parë.
Pastroni maskën tuaj
Praktikoni higjienën e mirë të gojës
Qëndroni të hidratuar
Shmangni pijet e caktuara acidike
Bëni pushim nga vendosja e maskës
Top Channel