Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (2 tetor), ku një automjet ka aksidentuar këmbësorin, një 65-vjeçar.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ndërsa 65-vje♪5ari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.10.2020, rreth orës 10:50, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues I.D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P.N., 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i tij ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel