06/01 15:25
10 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë bërë të ditur se tetë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe se asnjë nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht po trajtohen 10 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 200 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Top Channel