Urdhri i Gjykatës së Hagës/ “Organizata e vetëranëve të luftës të mos publikojë më dokumentet e hetimit”

01/10/2020 21:02

Gjykata Speciale në Hagë i ka dërguar urdhër Organizatës së Veteranëve të Luftës për mos publikim të dokumenteve që mund të kenë lidhje me hetimet e gjykatës dhe për to ta informoj Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Avokati i OVL-së së UÇK-së, Tomë Gashi tregon se kërkesën e ka pranuar përmes e-mailit nga gjyqtari, Nikollad Guillou me kërkesë të prokurorit Jack Smith.

Ai ndanë të njëjtin mendim se dosjet nuk duhen publikuar.

Kjo kërkesë ju është dorëzuar një ditë pasi Gashi dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të organizatës, Faton Klinaku thanë të jetë ftuar nga hetuesit e gjykatës për takim në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.

Top Channel i ka kërkuar një përgjigje Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë se cila do të jetë përgjigja e tyre nëse OVL e UCK-së nuk bashkëpunon me ta, por të njëjtit nuk kanë treguar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA