Krerët ushtarakë të SHBA thanë sot se kanë dislokuar dronët ushtarakë më të avancuar në kundërpërgjigje të shtimit të tensioneve në detin e Kinës Jugore.
Zyrtarët e Pentagonit thanë se kanë riprogramuar për operacione detare gjuajtësit pa pilot MQ-9 Reapers, të cilët ishin përdorur deri tani në bejat kundër terroristëve në Irak, Afganistan e Afrikë.
Pekini tha se deklaratat e SHBA janë ‘për të ardhur keq’.
MQ-9 Reaper është droni i përdorur në fillim të vitit për vrasjen e gjeneralit të ushtrisë iraniane Qassem Soleimani në Bagdad.
Analistët thonë se droni vrasës mund të rezistojë 40-orë në fluturim në një lartësi maksimale prej 15 000 metra.
Ai mund të ngarkohet me rreth 2.5 ton raketa ajër-tokë, bomba të drejtuara me lazer dhe armatime të tjera.
Ekspertët e sigurisë në Pekin kanë thënë se MQ-9 nuk përbën një sfidë për Kinën.
Eksperti kinez i aviacionit Fu Qianshao tha se dronët janë një objektiv i thjeshtë për sistemet raketore mbrojtëse dhe se ato mund të përdoren vetëm ndaj vendeve të vogla pa aftësi të përshtatshme mbrojtëse.
Dislokimet e MQ-9 vijnë teksa Kina po kryen pse manovra të veçanta detare në brigjet e saj si dhe në ishujt e kontestuar nga SHBA.
Marrdhëniet mes Kinës e SHBA janë përkeqësuar muajt e fundit për një rang çështjesh si Taivani, pandemia e Koronavirusit, marreveshjet tregtare dhe te drejtat e njeriut.
Top Channel